Çaktivizohet eksplozivi afër Gazimestanit

Ka marrë fund incidenti me 15 kilogramë eksploziv që Policia e Kosovës e ka gjetur në rrugën që çon drejt Gazimestanit.

Lajme

13/12/2018 20:17

Eksplozivi që është gjetur në këtë vend është çaktivizuar.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:00 nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës është tërhequr mjeti i dyshuar”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo ka thënë se magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, tashmë është liruar për qarkullim dhe se Policia është duke u marrë me rastin.

“Rruga Prishtinë -Mitrovicë është liruar për qarkullim. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka deklaruar Ahmeti. /Lajmi.net/.

Lexo edhe:

Gjenden 15 kilogramë eksploziv në afërsi të Gazimestanit