SBASHK-u dërgon 425 mësues në deti

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka dërguar 425 punëtorë të arsimit në pushime.

Lajme

19/06/2018 14:40

Këtë ka bërë të ditur SBASHK në një njoftim, ku thuhet se në pushime janë dërguar një numër i konsideruar i anëtarëve të SBASHK për angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe në shenjë respekti për punën e përkushtuar të këtyre punëtorëve.

Financimin për pushimin e punëtoreve të arsimit është mundësuar nga mjetet e akumuluara në fondin për pushim e rekreacion të SBASHK-ut.

Tutje, në njoftim thuhet se punëtorët e arsimit krahas pushimit po zhvillojnë takime në të cilat po diskutohet për angazhimet sindikale dhe për mobilizimin e shtuar që duhet bërë në përpjekeje për arsim edhe më të mire në Kosovë./Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Veteranët ia ‘mësyjnë’ detit