Savicevic: Mos gënjeni, kjo ishte vota ime për Kosovën në UEFA

Dejan Savicevic ka mohuar njoftimet se votoi në favor të Kosovës për pranim në UEFA.

Sport

04/05/2016 09:48

Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Savicevic ka mohuar njoftimet se votoi në favor të Kosovës për pranim në UEFA.

Mediat shqiptare publikuan një deklaratë të tij duke thënë se vetëm Serbia ishte kundër Kosovës nga shtetet e ish Jugosllavisë. Por, Savicevic e ka mohuar lajmin.

“Qëndrimi i Federatës së Futbollit të Malit të Zi në këtë qështje ishte i prerë, se duhet të respektohet statuti i UEFA-së, e që nuk ndodh në këtë rast”, deklaroi Savicevic për faqen zyrtare të Federatës malazeze, përcjell “Zëri.info”.

“Dezinformata të ndryshme janë publikuar në media në lidhje me votimin në Kongres, e që nuk pasqyrojnë qëndrimin e Federatës për pranimin e Kosovës në UEFA. Janë vetëm gënjeshtra dhe trillime të atyre mediave”, theksoi ai.