Savicevic, deklaratë skandaloze për pranimin e Kosovës në UEFA

Presidenti i Federatës Malazeze të Futbollit, Dejan Saviçeviç, në një intervistë për portalin kroat “Index.hr”, përcjell Zëri, e ka komentuar pranimin e Kosovës në UEFA.

Sport

31/05/2016 18:08

Legjenda e futbollit malazez ka thënë se shtëpia e futbollit evropian, është e qartë se ka bërë gabim në këtë rast, duke i shkelur statutet saj.

Sipas tij, njerëzit e UEFA-s nuk i kanë përdorur kriteret e njëjta për Malin e Zi dhe për Kosovën.

“UEFA e ka bërë një gabim të madh. Përfaqësueses së Kosovës dhe klubeve të saj duhet t’ju lejohet të luajnë, por Kosova ka hyrë në UEFA në një mënyrë mjaft ilegale. Asambleja i ka shkelur statutet e UEFA-s”, ka thënë ish-futbollisti i Milanit.

“Malit të Zi i duhej të pranohej në Kombet e Bashkuara për të qenë pjesë e UEFA-s, kurse për Kosovën nuk ishte e nevojshme kjo”, ka përfunduar Saviçeviç.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.