Savic thyen heshtjen, zbulon kur do të vendos për klubin e ri

Sergej Milinkovic-Savic ka zbuluar se së shpejti do të vendosë për të ardhmen e tij.

Sport

09/06/2018 08:27

Sergej Milinkovic-Savic ka bërë të ditur se do të vendosë për të ardhmen e tij pas Kampionatit botëror në Rusi.

Mesfushori i Lazios ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane.

Por, një vendim final do ta marrë pas garës në Rusi.

“Mundohem të mbetem i përqendruar. Çdo ditë lexoj një gjë të re rreth meje”, deklaroi Savic, përcjell “lajmi.net”.

“Sigurisht se ndjej presion. Pas Botërorit do të vendosi ku do ta vazhdoj karrierën time”, u shpreh ai. Savic kërkohet nga rivali i Serie A, Juventus. /Lajmi.net/