Savic kthehet në Serie A – Lajmi.net
Savic kthehet në Serie A
Autori: Lajmi.net Serie ASport 13:36, 13 June 2018
Stefan Savic mund të rikthehet në Serie A.

Juventusi vijon të mendojë për përforcimin e repartit të mbrojtjes për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e bardhezinjve kanë hedhur sytë nga kampionati spanjoll, ku po vëzhgojnë me interes Stefan Saviç, që është pjesë e Atletico Madrid që nga viti 2015, kur u transferua nga Fiorentina për shumën e 10 milionë Eurove.

Po për të arritur te kartoni i 27-vjeçarit më parë “Zonja e Vjetër” duhet të mposhtë konkurrencën e Chelsea, të cilët duket se janë në avantazh, pasi kanë javë që janë në bisedime me klubin spanjoll.

Qendërmbrojtësi nga Mali i Zi është një njohës i mirë i Serisë A, pasi ka luajtur me Fiorentinën gjatë sezoneve 2012-2015, para se të transferohej në Spanjë, te Atletico e Madridit.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO