Sauditët rifillojnë sulmet ajrore në Jemen

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka bombarduar rebelët Huthi në qytetin Taiz të Jemenit, vetëm disa orë pasi ka njoftuar fundin e fushatës ushtarake kundër tyre.

Bota

22/04/2015 20:08

Sulmet kanë pasuar rënien e një baze të ushtrisë jashtë qytetit Taiz, që është në në duart e rebelëve.

Luftime janë raportuar edhe në qytetet Aden dhe Daleh.

Të martën, Riadi ka deklaruar se fushata njëmujore ka arritur qëllimet e saj, por ka paralajmëruar se do të vazhdojë aksionet kundër rebelëve huthi sipas nevojës.

Kombet e Bashkuara thonë se së paku 944 njerëz janë vrarë dhe 3,487 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore, luftimet në terren dhe sulmet e militantëve xhihadistë në Jemen, që nga 19 marsi.