Sauditët nuk janë të shqetësuar me shkëmbimin e inteligjencës me SHBA-në

Arabia Saudite nuk është e shqetësuar me shkëmbimin e inteligjencës me Shtetet e Bashkuara, ka thënë ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir.

Bota

18/05/2017 18:34

Presidndeti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka mbrojtur vendimin e tij për të diskutuar informacione të inteligjencës me diplomatët rusë, duke thënë se ka të “drejtë” të ndajë informacione,

“Ne ndajmë një pjesë shumë të madhe të inteligjencës me SHBA-në dhe anasjelltas”, u ka thënë gazetarëve në Rijad Jubeir.

“Ne nuk kemi asnjë hezitim dhe do të vazhdojmë ta bëjmë një gjë të tillë”, ka thënë ai.

Trump do të vizitojë Arabinë Saudite, në kuadër të turneut të tij të parë si president jashtë vendit.