Saturni në distancën më të afërt me Tokën

Më 3 qershor, Saturni, një nga planetët më të mëdhenj të sistemit tonë diellor do të dominojë qiellin duke u pozicionuar në krahë të kundërt me Diellin, duke arritur në distancën më të shkurtër me Tokën, rreth 1,3 miliardë kilometra.

Fun

02/06/2016 21:53

“Kush do të ketë mundësinë të vëzhgojë Saturnin me një teleskop mund të admirojë në kushte ideale unazat e mrekullueshme”, shpjegojnë ekspertët e Unionit Italian të Astronomisë (UAI).

Planeti do të jetë i dukshëm gjithë natën në jug, po aq i dukshëm sa ishte Marsi.

Sikur të mos mjaftojë, edhe netët do të bëhen gjithnjë dhe më të shkurtra me afrimin e solsticit të verës, që do të ndodhë në orën 00:34 më 21 qershor, dita më e gjatë e vitit do të jetë 15 orë dhe 15 minuta.