Sassuolo – Juventus, vlerësimet e lojtarëve

Juventusi e mposhti pa problem Sassuolon në udhëtim, 3:1, duke iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit në Serie A. Më poshtë mund t’i shihni vlerësimet e lojtarëve të të dyja skuadrave.

Sport

29/04/2014 00:14

Sassuolo udhëhoqi ndaj Juventusit, por në fund nuk arriti ta ruante avantazhin, duke humbur 1:3 në shtëpi.

‘Zonja e Vjetër’ e bëri një hap gjigant drejt titullit të kampionit në Serie A, të tretin rresht, duke përmbysur gjithçka.

Tash, Bianconeri kanë nevojë vetëm edhe për një fitore, për t’u stolisur me titullin e më të mirit.

Në vazhdim mund t’i shihni vlerësimet e lojtarëve të të dyja skuadrave.

Sassuolo: Pegolo 6, Longhi 4, Antei 6, Gazzola 7, Cannavaro 6, Ziegler 6, Magnanelli 4, Chibsah 6, Zaza 8, Sansone 7, Flores 6.

Juventus: Buffon 7, Chiellini 6, Ogbonna 3, Barzagli 6, Pogba 6, Marchisio 7, Pirlo 7, Asamoah 5, Isla 5, Tevez 8, Llorente 7.