Sasia e ujit që duhet të konsumoni përgjatë ditës

Shumica e autoriteteve shëndetësore rekomandojnë që ne të pimë tetë gota në ditë. Të tjerë, megjithatë, mendojnë se ne duhet të pimë shumë më tepër.

Lifestyle

16/04/2017 08:19

Personat që përbëjnë kategorinë e fundit besojnë se ne duhet të pimë vazhdimisht ujë, edhe nëse nuk kemi etje, shkruan Natural News, transmeton Gazeta Shneta.

Uji është i nevojshëm për organet dhe sistemet tona që të vazhdojnë të funksionojnë siç duhet.

Në mesin e shumë funksioneve që kryen në trupin tonë, uji ndihmon tretjen, bën rregullimin e temperaturës së trupit dhe normalizimin e presionit në trup.

Një gojë e thatë është një nga shenjat më të hershme të dehidrimit, vuri në dukje Nicole McDermott. Nëse goja juaj po fillon të ndihet pak më e tharë, ju duhet të shpeshtoni pirjen e ujit./Gazeta Shneta/