‘Sasa’ kujton kolegun e ndjerë nëpërmjet kësaj fotografie: Herët na la Arti

E prekur nga vdekja e kolegut të saj ishte edhe aktorja Adriana Matoshi.

ShowBiz

24/04/2018 16:25

‘Sasa’ ka zgjedhur një foto të Art Kurtit për ta kujtuar bashkëpunëtorin e saj i cili sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë shkruan lajmi.net

”Herët na la Arti” ishin fjalët e saj përkrah imazhit që e ka posutar në Instastory.

Art Kurti sot më datë 24 është gjetur pa shenja jete në veturë ndërsa policia thotë se është rast i dyshimt pasi pranë tij kishte një pistoletë.

”Jemi duke bërë hetimet rreth vdekjes sot rreth orës 08:00 të mëngjesit kemi marrë informatë për një trup të pajetë në fshatin Goden afër kufirit, policia ka shku në vendin e ngjarjes ku ka konstatu vdekjen me anën e ambulancës dyshohet për një mashkull rreth 30 vjeçar për momentin është e paqartë a është vrasje apo vetëvrasje. Trupin e pajetë e ka marrë mjekësia ligjore dhe pas obduksionit do dalin me informata shtesë”, ka thënë komandanti i Policisë Rajonale në Gjakovë, Krist Gjokaj për lajmi.net./Lajmi.net/