SAS s’ka sekret

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka insistuar se nuk ekzistojnë sekrete në bashkëpunimin e tij të suksesshëm me partnerin Daniel Sturridge. Dyshja – e ashtuquajtur SAS – ka realizuar 45 gola në të gjitha garat deri më tani gjatë këtij sezoni derisa vazhdojnë të luajnë rol kyç në ekipin e menaxherit Brendan Rodgers që është…

Sport

06/03/2014 13:00

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka insistuar se nuk ekzistojnë sekrete në bashkëpunimin e tij të suksesshëm me partnerin Daniel Sturridge.

Dyshja – e ashtuquajtur SAS – ka realizuar 45 gola në të gjitha garat deri më tani gjatë këtij sezoni derisa vazhdojnë të luajnë rol kyç në ekipin e menaxherit Brendan Rodgers që është shfaqur si kandidat për titull të kampionit në Premierligë.

Edhe pse Suarez oranon se nuk ekziston një shpjegim i qartë për bashkëpunimin e suksesshëm të tij me Sturridgen, ai pranon se paraqitja e mirë e anglezit nënkupton se mbrojtësit kundërshtarë nuk janë të brengosur vetëm për të.

“Nuk ekziston një sekret”, deklaroi Suarez për FourFourTwo.

“Gjëja më e mirë është se mbrojtjet tani nuk e shikojnë vetëm atë që bën Suarez. Ne krijojmë hapësira për njëri tjetrin dhe bashkëlojtarët e tjerë po ashtu mund ta shfrytëzojnë këtë”, shtoi ai.