Sarrit nuk i pëlqejnë skuadrat kombëtare: Mund ta mposhtim Anglinë – Lajmi.net
Sarrit nuk i pëlqejnë skuadrat kombëtare: Mund ta mposhtim Anglinë
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliPremier LeagueSport 8:03, 12 January 2019
Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, duket se ka mjaftueshëm besim tek skuadra e tij.

Ai ka shprehur mendimin se Chelsea mund ta mposhtë Anglinë në një ndeshje, duke shtuar se skuadrat kombëtare nuk e tërheqin.

Sarri ka befasuar duke thënë se nuk e ka shikuar asnjë ndeshje të Kupës së Botës, pasi sipas tij aty nuk ka asgjë për të mësuar.

Italiani beson se standardet në nivelet me skuadra kombëtare janë të limituara pasi trajnerët nuk mund të punojnë me lojtarët në periudha të gjata.

Kështu, ai mendon se jo vetëm Anglia, por shumë kombëtare do të kishin telashe të përballeshin me Chelsea.

“Mendoj se po. Pse jo?” ka qenë përgjigja e Sarri kur është pyetur nëse Chelsea do ta mposhte Anglinë, transmeton lajmi.net.

“Unë nuk kam parë asnjë ndeshje në Kupën e Botës. Mua nuk më pëlqejnë skuadrat kombëtare sepse aty nuk ka asgjë për të mësuar” ka shtuar italiani.

“Është e pamundur ta përgatitësh skuadrën brenda 30 ditëve. Secila kombëtare do të humbte kundër një top skuadre, në çdo ndeshje” ka thënë ndër të tjerash bosi i “bluve”.

Kujtojmë se kombëtarja e Anglisë është në formë shumë të mirë. Ata ishin në gjysmë finale të Kupës së Botës si dhe fituan grupin në Ligën e Kombeve. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO