Sarrit i tërhiqet vërejtja për metodat e tij tek Chelsea

Maurizio Sarrit i është tërhequr vërejtja se metodat e tij tek Chelsea nuk po funksionojnë.

Sport

15/02/2019 18:45

Ish anëtari i ‘bluve’ Mark Schwarzer ka vënë në pikëpyetje logjikën e trajnerit për të kritikuar lojtarët e tij në mënyrë konstante, edhe pse e ardhmja e tij është në rrezik.

“Nëse shihni Chelsean, historinë, në vitet e fundit, kemi pasur trajnerë që kanë kritikuar lojtarët në shumë raste” ka thënë Schwarzer për “Sky Sports”, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se ka treguar rezultate, por në shumicën e rasteve rezultate negative. Sarri provoi disa herë këtë sezon. Nuk mendoj se ai do të ketë rezultatet që po i pret” ka thënë tutje ish portieri i Chelsea.

Kritikat për Sarrin janë rritur shumë sidomos pas humbjes së Chelsea nga Manchester City, me rezultatin 6:0. /Lajmi.net/