Sarri zgjedh përforcimin e parë në Chelsea

Maurizio Sarri ka identifikuar përforcimi e tij të parë si menaxher në Chelsea.

Sport

20/06/2018 09:30

Maurizio Sarri dëshiron që Dries Mertens të jetë përforcimi i tij i parë si menaxher në Chelsea.

“Daily Mirror” raporton se ish trajneri i Napolit është pranë angazhimit te skuadra e Blues.

Ai dëshiron që 31 vjeçari t’i bashkohet atij te skuadra nga Stamford Bridge, përcjell “lajmi.net”.

Mertens shënoi 22 gola në sezonin e kaluar me Sarrin ku Napoli përfundoi në pozitën e dytë pas Juventusit në Serie A. /Lajmi.net/