Sarri zgjedh përforcimin e madh te Chelsea

Maurizio Sarri ka identifikuar blerjen e madhe si menaxher i Chelseat.

Sport

14/07/2018 09:22

Maurizio Sarri ka filluar t’i planifikojë përforcimet e reja në Chelsea.

Menaxheri i ri i “Blues” ka identifikuar objektivat kryesore të afatit kalimtar të verës.

Mesfushori i Napolit, Jorginho do të ribashkohet me të në Stamford Bridge.

Por, mediat italiane raportojnë se Sarri kërkon edhe një ish futbollist të tij, përcjell “lajmi.net”.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain.

Reprezentuesi argjentinas pritet të largohet nga “Bianconerët” pas ardhjes së Cristiano Ronaldos nga Real Madrid dhe Sarri e pret te Chelsea. /Lajmi.net/