Sarri: U gëzova që ndaj Arsenalit shënoi ky futbollist!

"Është sulmues i mirë, por nuk duhet të kënaqet me pak, as ai dhe as të tjerët".

Sport

19/08/2018 09:52

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, është shprehur shumë i kënaqur me fillimin e edicionit nga ana e Chelseat.

Ai theksoi që ekipi i tij është mbi pritshmëritë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Jam i kënaqur, pasi e nisim kampionatin me dy fitore dhe kjo nuk është pak. Kam pak kohë që punoj, ndaj të grumbullosh 6 pikë pas dy ndeshjes dhe të mundësh Arsenal në derbi është e rëndësishme për mua dhe skuadrën”, deklaroi Sarri.

“Më gëzon fakti që Morata realizoi gol, është sulmues i mirë, por nuk duhet të kënaqet me pak, as ai dhe as të tjerët”.

“Kjo ndeshje tregoi se kemi ende shumë për të punuar dhe për të koordinuar më mirë veprimet në fushë. Tashmë është koha që edhe të tjerët të realizojnë më shumë dhe besoj që Hazard të na japë një dorë”, shtoi ai. /Lajmi.net/