Sarri tregon se si nxori maksimumin e Higuain tek Napoli

Gonzalo Higuain është dëshira e madhe e Maurizio Sarrit në afatin kalimtar dimëror.

Sport

18/01/2019 23:46

Sarri me ngulm po kërkon nga skuadra e Chelsea që ta transferojnë lojtarin argjentinas, pasi skuadra e tij ka pasur ngecje në fazën ofensive.

Raportime nga Italia kanë bërë të ditur se marrëveshja veçse është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Të gjithë janë të vetëdijshëm për formën e Higuain nën urdhrat e Sarrit, pasi palët kishin punuar së bashku tek Napoli.

Por ku qëndron çelsi? Sarri ka zbuluar se si arriti ta marrë maksimumin e argjentinasit tek Napoli.

“Është e vështirë ta thuash arsyen. Nganjëherë, Higuain bënte shumë mirë. Mendoj se në atë sezon ai luajti me një skuadër shumë të përshtatshme për të” ka thënë Sarri për reporterët, transmeton lajmi.net.

“Kështu që çdo lojtar, mbaj mend se ishte i përfshirë në rekordin e Higuain. Pra ka shumë arsyeje mendoj. Jo vetëm trajneri, sigurisht” ka thënë tutje italiani.

Chelsea kanë vënë në shënjestër shumë ish lojtarë të Sarrit tek Napoli, madje ata kanë transferuar edhe Jorginhon, i cili është përshtatur mjaft mirë tek Chelsea. /Lajmi.net/