Sarri tregon problemin që po e pengon Chelsean në garën për titullin

Chelsea ka lëshuar një tjetër hap fals, duke pësuar humbje në derbin londinez kunëdr Arsenal.

Sport

20/01/2019 10:32

Pas kësaj humbje shumë i nervozuar mbeti trajneri i “bluve”, Maurizio Sarri, i cili pas ndeshjes ka identifikuar një problem serioz të skuadrës së tij.

Italiani ka bërë të ditur se po e ka të pamundur t’i mbajë të motivuar lojtarët e tij.

“Skuadra jonë është e vështirë për tu motivuar dhe pasi kemi humbur motivin kemi humbur edhe mënyrën e lojës” ka thënë Sarri pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Është një moment delikat për ne. Dukej se lojtarët e kuptuan shumë shpejtë atë që kërkoj unë. Shënonim rregullisht në fillim të sezonit kurse tani po ngecim” ka thënë tutje italiani.

Chelsea pritet që ta transferojë sulmuesin Gonzalo Higuain dhe ai mund të jetë një pikë kthyese në sezonin e “bluve”. /Lajmi.net/