Sarri refuzon të dorëzohet për Elseid Hysaj

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garën për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj.

Sport

18/11/2018 09:57

Ishte konfirmuar më herët se londinezët kishin tentuar të nënshkruajnë me mbrojtësin edhe gjatë verës, megjithatë ishte skuadra e Napolit që bllokoi gjithçka.

Lojtari shqiptar duket se pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga tekniku italian Sarri, nën urdhrat e të cilit ka luajtur tek Napoli, shkruan “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Një tjetër gjë që mund të shkojë në favor të Chelsea është minutazha e madhe e Kevin Malcuit, i cili po aktivizohet mjaft shumë nga Ancelotti.

Kësisoj, Hysaj mund të përballet me mungesë të hapësirave, gjë që hap rrugën për një ribashkim me Maurizio Sarri tek Chelsea.

Mbrojtësi “kuq e zi” mund të përshtatej shumë lehtë me lojën në Premierligë, madje më të lehtë do ta bënte fakti që njeh stilin e lojës të trajnerit italian.

Hysaj aktualisht vlerësohet me afër 60 milionë euro. Mbetet të shihet nëse Chelsea do të bëjë ndonjë lëvizje në janar. /Lajmi.net/