Sarri: Man City janë ende skuadra më e mirë në Evropë

Chelsea mbrëmë ka mposhtur skuadrën e Manchester City me rezultatin 2:0.

Sport

09/12/2018 09:08

Për trajnerin e skuadrës së Chelsea, Maurizio Sarri, ishte kjo fitorja e parë kundër Pep Guardiolas.

Megjithatë, edhe pas fitores, Sarri beson se skuadra e Manchester City është skuadra më e mirë në Evropë, momentalisht.

„Siç e kam thënë edhe më parë, kjo diferencë është shumë e madhe për tu rikuperuar“ ka thënë italiani në konferencën për medie, transmeton lajmi.net.

„Një ndeshje – Mund ta luash një ndeshje, sigurisht. Pastaj në garën për 10 muaj, është shumë e vështirë ta mbulosh këtë hapësirë. Mendoj se ata janë momentalisht skuadra më e mirë në Evropë“ ishin fjalët e Sarrit.

Padyshim se Manchester City është kthyer në skuadrën me futbollin më atraktiv nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Me humbjen e mbrëmshme, “Citizens” kanë humbur lidershipin, duke e gjetur vetën në pozitën  e dytë me një pikë më pakë se Liverpool./Lajmi.net/