Sarri ka ofertë nga top klubi i Premierligës

Maurizio Sarri është kontaktuar nga Chelsea në lidhje me zëvendësimin e Antonio Contes, në postin e menaxherit te skuadra e "Blues".

Sport

13/04/2018 11:00

Maurizio Sarri ka ofertë të re për largim nga Napoli.

Mediat angleze raportojnë se strategu italian është kontaktuar nga Chelsea në lidhje me zëvendësimin e Antonio Contes, në postin e menaxherit te skuadra e “Blues”.

Sarri ka arritur sukses me ekipin e Napolit duke u shfaqur konkurrent i Juventusit për titullin e kampionit në Serie A. /Lajmi.net/