Sarri ka bërë revolucion tek Chelsea, ja çfarë ka arritur skuadra sot

Chelsea ka fituar ndeshjen ndaj Southampton me rezultatin 0:3.

Sport

07/10/2018 18:48

Londinezët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit. Ata diktuan tempon e lojës dhe ishin më kërkues.

Golat për Chelsean u shënuan nga Hazard, Barkley e Morata. Ky i fundit ishte jo i zakonshëm për Chelsean.

Megjithëse vërehet instalimi i stilit të ri të lojës tek Chelsea, sot lojtarët bënë diçka që nuk jemi mësuar ta shohim.

Në golin e realizuar nga Morata, skuadra nga Londra kompletoi 31 pasime për të arritur tek goli. /Lajmi.net/