Sarri i palëkundur për pozicionin e Kante: “Kam të drejtë”

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka hedhur poshtë të gjitha kritikat e adresuara drejt tij për pozicionimin e N’Golo Kante.

Sport

16/12/2018 08:42

Ai nuk ka ndërmend ta rikthejë Kanten në pozitën e tij të dikurshme kur luante si mesfushor shkatërues.

Francezi kishte ndihmuar kombëtaren e tij si dhe  Leicesterin dhe  Chelsean për të fituar kampionatin botëror, respektivisht atë anglez, duke u aktivizuar si mesfushor shkattërues.

“Kemi një skuadër për këtë lloj futbolli” ka thënë fillimisht Sarri në prag të ndeshjes me Brighton, transmeton lajmi.net.

“Nëse transferon Jorginhon dhe aty ke edhe Fabregas, mendoj se duhet luajtur 4-3-3. Nëse luan 4-3-3 në stilin tim, atëherë mesfushori i qendrës duhet të jetë shumë teknik. Jorginho ka mendje të shpejtë” ka thënë tutje italiani.

“Mendoj se në planin tim, Kante duhet të luaj më përpara. Ndoshta dikush mendon ndryshe, por nëse e shihni sipas planit tim, e dini se kam të drejtë” ka përfunduar Sarri.

Chelsea është rikthyer tek fitorja në ndeshjen kundër Manchester City dhe kështu synon të vazhdojë edhe në ndeshjen kundër Brighton. /Lajmi.net/