Sarri i frustruar pas ndeshjes ndaj Tottenham: Nuk më pëlqeu asnjëri

Performanca e Chelseat kundër Tottenham ishte për tu harruar nga tifozët e skuadrës, por edhe nga trajneri.

Sport

25/11/2018 11:09

“Blutë” pësuan me rezultat 3:1, duke humbur kësisoj vendin e tretë në renditjen tabelare.

Pas ndeshjes, Maurizio Sarri, i frustruar, ka thënë se nuk i pëlqeu paraqitja e asnjërit prej lojtarëve, duke e konsideruar ndeshjen si dizastër.

“Pas pesë minutave ishte gjithçka e qartë. Humbëm shumë topa dhe kundër Tottenham është shumë e rrezikshme të humbësh topin në gjysmën tënde” ka thënë Sarri, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Në kundërsulme të shkurta ata janë skuadra më e rrezikshme në Evropë. Ishte një dizastër dhe pas 20 minutave ishim në disavantazh prej dy golave” ka vazhduar ai.

“Jam i zhgënjyer sepse luajtëm shumë keq. Sot, nuk më pëlqeu asnjëri” ka përfunduar ai.

Për Sarrin ishte kjo humbja e parë pas 13 ndeshjeve në Premierligë. /Lajmi.net/