Sarri i bindur, Hazard qëndron tek Chelsea

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, është shprehur i bindur se Eden Hazard do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Chelsea.

Sport

17/08/2018 19:08

Pas performancave të shkëlqyera të Hazard në kampionatin botëroë dhe gjatë sezonit të kaluar,  ofertat drejt belgut janë rritur. Së fundmi është skuadra mbretërore e Real Madridit që po e kërkon me ngulm 27 vjeçarin.

Me gjithë ngulmin e madrilenëve, Sarri është i bindur se Hazard do të qëndrojë.

“Kam folur shpesh me të në 10 ditët e fundit dhe ai nuk ka thënë asgjë rreth largimit. Jam i sigurtë se Eden do të qëndrojë me ne këtë sezon” ishin fjalët e Sarrit, transmeton Sky Sports.

Italiani morri timonin e londinezëve gjatë kësaj vere, pas një aventure në Serie A, si udhëheqës i Napolit. /Lajmi.net/