Sarri godet Interin pas barazimit

Maurizio Sarri ka folur pas barazimit me Interin.

Sport

22/10/2017 08:28

Trajneri i Napolit deklaroi që e sheh ekipin më të motivuar në Itali se në Evropë.

“Të jem i sinqert, skuadra më duket shumë më e motivuar në Serie A se në Ligën e Kampionëve. Luajtëm në një nivel të lartë për 95 minuta, ndërsa në Manchester e bëmë këtë për 55 minuta”, deklaroi Sarri për Mediaset Premium, përcjellë “Lajmi.net”.

“Duke marrë parasysh ndeshjen, goditjet në portë dhe dominimin territorial, ne duhet t’i konsiderojmë dy pikë të humbura sonte”, shtoi ai.

Napoli-Inter u mbyll pa gola, 0:0. /Lajmi.net/