Sarri gati i dorëzuar: Nuk di si ta mposhtë Guardiolan – Lajmi.net
Sarri gati i dorëzuar: Nuk di si ta mposhtë Guardiolan
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliPremier LeagueSport 17:02, 7 December 2018
Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri nuk është shprehur edhe aq optimist para ndeshjes me Manchester City.

Kolegu i tij që do ta ketë përballë, Pep Guardiola, nuk ka humbur asnjëherë në përballjet kundër italianit.

I pyetur për duelin e radhës me spanjollin, Maurizio Sarri ka thënë:

“Kundër tij kam humbur çdo ndeshje, kështu që nuk e di. Duhet ta pyesni dikë tjetër” ka thënë Sarri, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

“Ndeshja është shumë e rëndësishme dhe e dimë se është tejet e vështirë. Luajmë kundër një prej skuadrave më të mira në Evropë” ka thënë ai në vazhdim.

“Ka qenë e pamundur që ata të mposhtën për një kohë të gjatë, por mund të ndodh gjithçka në një ndeshje” ka përfunduar Sarri.

Kujtojmë se do të jetë më e lehtë për Sarrin pasi Guardiola nuk do t’i ketë në dispozicion Agueron dhe De Bruynen. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO