Sarri: Chelsea ka shumë probleme

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri është në dijeni se skuadra e tij po përballet me disa probleme.

Sport

07/12/2018 19:25

Pasi shkuan në 12 ndeshje pa humbje, ata kanë shënuar vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit, në të cilat kanë pësuar humbje nga Tottenham dhe Wolverhampton.

Seria e dobët në këto katër ndeshje ka parë Chelsean të shkojë në distancën e 10 pikëve me liderët e Premierligës, Manchester City.

Megjithatë, lajmi i mirë për tifozët e Chelsea është se trajneri e di që skuadra duhet të përmirësohet dhe po punon në atë drejtim.

“Ne kemi problem që ta menaxhojmë lojën momentalisht” ka thënë Sarri në konferencën për medie, transmeton lajmi.net.

“Në dy ndeshjet e fundit kemi luajtur mirë për 55, 60 minuta, por në vështirësinë e parë që kemi hasur, kemi “kollapsuar”, ka thënë italiani.

“Ne nuk reagojmë si një skuadër, por sikur 11 lojtarë në 11 mënyra të ndryshme” ka thënë Sarri.

Ndeshja e radhës do të jetë thuajse vendimtare për rrugën e Chelsea drejt titullit kampion.

Ata do të përballen me Manchester City, në një ndeshje që pritet të jetë jashtëzakonisht dinamike. /Lajmi.net/