Sarri befason me deklaratën pas humbjes nga Juventus

Maurizio Sarri ka befasuar me deklaratën e tij përkundër humbjes nga Juventus.

Sport

02/12/2017 08:30

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri ka befasuar me deklaratën e tij përkundër humbjes nga Juventus.

Lideri nga Serie A u mposht në shtëpi me rezultat 1:0.

Por, Sarri ka thënë se skuadra e tij dominoi ndaj Juventusit më shumë se përballë Beneventos.

“Një ekip si Juventus nuk mund të mbyllet në zonën e saj për 70 minuta. Statistikat e supremacisë 87 me 13 janë superiore ndaj duelit ndaj Beneventos”, u shpreh ai, përcjell “lajmi.net”.

“Problemi ishte se në sulm kemi qenë më pak efikas dhe i kemi lejuar Juventusit të na kundërsulmojë”, theksoi Sarri. /Lajmi.net/