Sarri afër shkarkimit nga Napoli

Skuadra e Napolit nuk e ka filluar aspak mirë sezonin e ri, andaj kryesia e klubit nga “San Paolo”, po e mendon shkarkimin e trajnerit aktual Maurizio Sarri.

Sport

15/09/2015 20:11

Maurizio Sarri është shumë afër shkarkimit nga posti i trajnerit, ndërsa dy teknikët që mund ta zëvendësojnë atë janë pikërisht ish-i i Napolit, Walter Mazzarri dhe Vincenzo Montella.

Ndryshe, pas tri ndeshjeve në kampionatin italian Serie A, Napoli renditet në vendin e 14-të me dy pikë të tubuara.