Sarkozy triumfon në zgjedhjet lokale

Partia konservatore e qendrës së djathtë e ish-presidentit Nicolas Sarkozy, UMP, është shpallur fituese e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Francë, pasi ka arritur të fitojë 32 përqind të votave të përgjithshme.

Bota

23/03/2015 11:49

Fronti Kombëtar i drejtuar nga djathtistja ekstreme, Le Pen, ka dalë në vendin e dytë me 25 përqind të votave të fituara, ndërsa Partia Socialiste e presidentit aktual, Francois Hollande, doli e treta në këto zgjedhje, me 22 për qind të votave.

Le Pen
Le Pen

 

Sipas këtij rezultati të shpallura nga Ministria e Brendshme, që mbikëqyr mbarëvajtjen e zgjedhjeve, në balotazh, në shumë vende, do të shkojnë kandidatët e partisë së ish presidentit Sarkozy dhe ata të Frontit të Le Pen.

Udhëheqësi UMP, Sarkozy, ka thënë se rezultatet e raundit të parë demonstruan dëshirën e thellë të popullit francez për ndryshim. Ai përjashtoi mundësinë për ndonjë marrëveshje midis partisë së tij dhe Frontit në qarqet ku njëra ose tjetra parti shkon në balotash me socialistët e Hollande.

Francois Hollande
Francois Hollande