Sarandë: Pamje nga vendi ku u vra 32-vjeçari, autorët dyshohet të jenë kosovarë (Video)

Një 32-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së premtes në Sarandë, rreth orës 01:00.

Lajme

10/07/2015 10:40

Edmond Mehmeti pronar i një auto-larje ka qenë duke udhëtuar me veturën e tij kur në afërsi të kanalit të Cukës pranë një hoteli në rrugën Sarandë-Ksamil ka rënë pre e breshërive të plumbave.

Një nga plumbat ka prekur në zemër Mehmetin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa ekzekutorët janë larguar në drejtim të paditur.

Larje hesapesh ose një konflikt i çastit janë pistat ku është përqendruar policia e Sarandës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Dyshohet se Edmond Mehmeti mund të jetë konfliktuar me disa pushues kosovarë gjatë ditës së djeshme dhe në mesnatë ai ka rënë pre e pritës së armatosur.

Policia e Sarandës shoqëroi 20 persona, mes tyre të afërm të viktimës dhe dëshmitarë të ngjarjes.

Policia e Sarandës vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, teksa janë ngritur disa postblloqe në kuadër të këtij aksioni për kapjen e vrasësve, raporton “A1Report”.

YouTube player