Saranda dhe Sidorela sjellin këngë për për të vrarët e Krushës së Madhe

Një këngë shumë e bukur është lansuar nga këngëtarja Saranda Krasniqi dhe vajza e saj Sidorela.

ShowBiz

23/03/2018 23:29

Ky projekt ka ardhur për përvjetorin e 19-të të përkujtimit të dëshmorëve të Krushës së Madhe, shkruan lajmi.net

Këtë këngë në llogarinë e tij në Facebook e ka shpërndarë edhe djali i Ukshin Hotit, deputeti Andin Hoti, i cili vjen nga Krusha e Madhe, fshat ky ku gjatë luftës u vranë rreth 300 civilë.

“Fol moj tokë” siç quhet ky projekt ka filluar të pëlqehet edhe nga fansat e tyre./Lajmi.net/

screenshot_21-13

YouTube player