Santos: E pabesueshme çfarë bënte Ronaldo në zhveshtore

Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos, ka thënë fjalë të mëdha për Cristiano Ronaldon.

Sport

11/07/2016 00:51

Santos ka treguar për ndihmën që Ronaldo e dha në zhveshtore.

“Ronaldo është një shembull i jashtëzakonshëm. Ai u përpoq të qëndronte në fushë. Ishte i fortë në zhveshtore ku ndihmoi të gjithë, kjo është punë ekipore. Kemi të ardhme të madhe, por tani duhet të festojmë”, deklaroi Santos, përcjellë “Lajmi.net”.

Pikërisht Santos konsiderohet si njeriu më meritor për suksesin historik të Portugalisë.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.