Santiago Bernabeu rikthehet në një “mallkim” për Real Madridin

As skeptikët më të mëdhenj se kanë besuar se Real Madrid në pesë xhirot e para do të ketë vetëm shtatë pikë.

Sport

21/09/2017 19:54

Kampionët e Ligës së Kampionëve dhe La Ligas, nuk kanë gëzuar një start të mirë të kampionatit në Spanjë, dhe këtë e vërteton humbja e pësuar një natë më parë.

“Mbretërit” në ‘Santiago Bernabeu’ në skuadër të xhiros së pestë të La Ligas, janë mposhtur 0-1 nga Real Betis.

Edhe pse Real Madrid dominoi ndeshjen gjatë gjithë kohës, në fund nuk arritën të mposhtin ish portierin e tyre, Adan.

MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 20: Cristiano Ronaldo of Real Madrid gestures during the Spanish La Liga match between Real Madrid and Real Betis, at Santiago Bernabeu Stadium in Madrid, Spain on September 20, 2017. (Photo by Burak Akbulut/Anadolu Agency/Getty Images)
Cristiano Ronaldo gjatë ndeshjes Real Madrid – Real Betis

Se ky sezon nuk ka filluar mirë, e vërtetojnë ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, ku skuadra e Zidane ka arritur të shënoi vetëm tri herë, në 67 tentime, në një mesatare prej një goli në 27 goditje.

“Ne kemi pasur 26 apo 27 raste shënimi, por topi nuk hyri në rrjetë”, ka deklaruar Zidane në konferencë për shtyp pas humbje nga Betis, përcjell lajmi.net.

Këto statistika, janë më të këqijat për Real Madridin në dekadën e fundit, teksa kujtojmë se në edicionin e fundit në ‘Santiago Bernabu’, në fillim të sezonit kanë arritur të shënojnë në çdo shtatë goditje, statistikë kjo e përmirësuar edhe më shumë në fund të sezonit.

Ndeshjen e radhës në shtëpi Real Madridi e zhvillon më 1 tetor ndaj Espanyolit./Lajmi.net/