Sanogo shënon dhe ngacmon Gerrardin

Sulmuesi i ri i Arsenalit, Yaya Sanogo vendosi të ngacmojë kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard, duke inskenuar rrëshqitjen e tij që bëri në duelin me Chelsean, edicionin e shkuar.

Sport

02/08/2014 20:37

Dueli i Arsenalit kundër Benficas në Emirates Cup mund të ketë qenë gjithçka rreth Yaya Sanogos që realizoi katër gola.

Por, ai përfundoi në qendër të vëmendjes edhe për mënyrën e kremtimit të njërit prej tyre që shihet si ngacmim për kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard.

Kapiteni i Reds me rrëshqitjen e tij në duel me Chelsean i mundësoi Demba Bas të shënojë dhe udhëheq skuadrën e tij drejt fitores.

Kurse, pikërisht në kohën kur Gerrard u kritikua nga tifozët e Arsenalit pasi kishte këshilluar Luis Suarezin të mos transferohet në Emirates, Sanogo ka vendosur t’i kundërpërgjigjet më ndryshe duke inskenuar rrëzimin e tij.