Sanksionet perëndimore godasin kompanitë energjetike ruse

Presidenti i kompanisë Lukoil, Vagit Alekperov e ka pranuar se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, për shkak të veprimeve të Moskës në Ukrainë, janë duke ndikuar negativisht në kompanitë energjetike ruse.

Lajme

26/06/2014 19:23

Gjatë një interviste dhënë të përditshmes “Vedemosti”, Alekperov ka thënë se sanksionet perëndimore janë duke ndikuar sidomos në Lukoil, Gazprom dhe Rosneft.

si transmweton REL, Alekperov ka thënë se këto kompani kanë “humbur në vlerësimin e kredive të tyre” dhe tash po kanë vështirësi në qasje në tregun financiar.

Ai ka thënë se bankat me të cilat Lukoil punon kanë rekomanduar shtyrjen e planeve për vendosjen e aksioneve në tregun botëror deri në vjeshtë, sepse “ndoshta atëherë niveli i kredive të kompanisë mund të ndryshojë”.

Komentet e Alekperovit dallojnë nga ato që e thonë udhëheqës të tjerë të kompanive energjetike ruse, të cilat nuk pranojnë që këto sanksione kanë ndikim negativ në to.