Sanksione për ata që blejnë naftë nga IS-i

Shtetet e Bashkuara thonë se mund të imponojnë sanksione ndaj secilit që blen naftë nga militantët e grupit ekstremist “Shteti Islamik”, në përpjekje për shkatërrimin e asaj që është përshkruar si burim i financimit prej 1 milion dollarësh në ditë.

Bota

23/10/2014 20:12

Nënsekretari i thesarit i Shteteve të Bashkuara, David Cohen tha sot gjatë një fjalimi në Washington se administrata amerikane po e intensifikon fokusin e saj në shkatërrimin e financimit të Shtetit Islamik, transmeton REL.

Sipas tij, militantët e IS po fitojnë dhjetëra miliona dollarë në muaj me shitjen e naftës, si dhe kompensimet e majme që iu paguhen për rrëmbime, zhvatje dhe aktivitete tjera kriminale, e po ashtu edhe nga mbështetja e donatorëve të pasur.

Por, Cohen tha se nafta është burimi kryesor i financimit.