“Sane mund të jetë Mbappe i Gjermanisë”

Leroy Sane është lojtari më i diskutueshëm ditëve të fundit. Së pari u diskutua rreth mos ftesës në skuadër nga Pep Guardiola, pastaj për largimin e tij nga kombëtarja gjermane.

Sport

09/09/2018 22:03

Ishte Toni Kroos i cili dha një koment befasues për Sane duke thënë se ai jep përshtypjen sikur nuk i intereson nëse  humbet apo fiton.

Së fundmi, është sulmuesi Timo Werner që ka komentuar super talentin.

“E njoh prej shumë kohesh, kam luajtur me të edhe tek U19 dhe ai gjithmonë jep gjithçka në fushë. Njësoj sikur Mbappe, ai mund të jetë një armë e fortë me shpejtësinë dhe aftësitë e tij” ishin fjalët e Werner për anësorin e Manchester City.

Leroy Sane u bë babai i një vajze vetëm pak ditë më parë, arsye kjo që e obligoi të largohet nga grumbullimi me kombëtare. /Lajmi.net/