Sane më në fund flet për mungesën në Botëror, ja çfarë thotë për Low

Sane e pranoi vendimin e Low.

Sport

22/07/2018 08:13

Vendimi i trajnerit gjerman, Joachim Low, për të lënë jashtë kombëtares talentin e Manchester Cityt, Leroy Sane, ishte një nga më të kritikuarit nga shtypi gjerman.

Gjithsesi, edhe pas dështimit në Rusi, Low do vazhdojë të jetë trajner i Gjermanisë.

Por, është vetë Leroy Sane, i cili në një intervistë për Sky Sports, zbardh prapaskenat për këtë vendim nga ana e trajnerit.

“Kam folur me të për këtë gjë. Sigurisht që e pranova atë vendim. Më dha arsye të mira për ta pranuar, dhe gjithçka ishte në rregull. Ishte për të ardhur keq që u eliminuan që në grupet e Botërorit, mendoj se është diçka e vështirë ta përballosh këtë”, deklaroi Sane.