Sane: Ky është trajneri më i mirë në botë

Leroy Sane ka thënë se trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është trajneri më i mirë në botë.

Sport

23/04/2018 17:35

Guardiola me Manchester Cityn ka bërë një sezon fantastik në Premierligë, duke e fituar titullin.

“Ai është trajneri më i mirë në botë për mua”, ka deklaruar Sane.

“Të gjithë mund ta vërejnë se sa shumë jemi përmirësuar dhe kemi kaluar në një fazë tjetër”.

“Ai gjithmonë përpiqet të nxjerrë më të mirë nga ne, duke na treguar edhe mënyrën se si të luajmë më mirë”./Lajmi.net/