Sandro ka një premtim për Ronaldon

Alex Sandro ka thënë se së shpejti do ta asistojë më shumë Cristiano Ronaldon te Juventus.

Sport

22/09/2018 10:03

Alex Sandro ka thënë se ka filluar ta njeh më mirë Cristiano Ronaldon.

Dhe, së shpejti mbrojtësi i Juventusit beson se do të mund të bashkëpunojë më mirë me sulmuesin e ardhur nga Real Madrid.

“Jam duke e njohur çdo ditë e më shumë Cristiano Ronaldon. Së shpejti do të jem në gjendje të asistojë më shumë në golat e tij”, deklaroi Sandro për “Sky Sport”, përcjell “lajmi.net”.

Sandro po ashtu ka thënë se portugezi tashmë ka filluar të shikojë përpara pas kartonit të kuq në duelin ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve.

“Kartoni i kuq? Rasti tani i takon të kaluarës, Cristiano ka filluar të shikojë përpara”, u shpreh braziliani. /Lajmi.net/