Sancho në Premierligë për 80 milionë euro

Jadon Sancho mund të rikthehet në Premierligë.

Sport

16/02/2019 08:52

Manchester United ka shprehur ambicie për të bindur anësorin e talentuar të Borussia Dortmund për t’u rikthyer në elitën e futbollit anglez.

‘The Sun’ pretendon se skuadra e Premierligës do të përpiqet të joshë 18 vjeçarin për t’u rikthyer në Angli, ndërsa Borussia Dortmundit për shërbimet e tij do t’i ofrojë deri në 80 milionë euro, 15 milionë prej të cilave do t’i shkonin Manchester Cityt, për zhvillimin e lojtarit.

Sancho që ka zhvilluar tri paraqitje me Kombëtaren e Anglisë i është bashkuar Borussia Dortmundit në vitin 2017, duke shënuar nëntë gola në 41 paraqitje./Lajmi.net/