Sancho ka vendosur për të ardhmen e tij

Jadon Sancho duket se ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sport

21/02/2019 19:20

Jadon Sancho është duke u ndjekur nga një numër i madh i skuadrave evropiane.

Talenti anglez u transferua nga Manchester City te Dortmundi, ndërsa në këtë sezon po kalon nëpër një formë të lartë, përcjell lajmi.net.

Sancho dëshiron ta vazhdojë kontratën te skuadra gjermane, përkundër interesimit nga klubet si, Manchester United, Real Madrid dhe Chelsea.

Dortmund kërkon 100 milionë euro nga shitja e tij, por që lojtari dëshiron të qëndrojë edhe për një sezon së paku në Bundesligë. /Lajmi.net/