Sanchez zgjedh Manchester Unitedin, Guardiola ka një mesazh për të

Pep Guardiola ka përgëzuar Alexis Sanchez për transferimin të Manchester United, duke thënë se ai dhe agjenti i tij kanë bërë gjënë më të mirë për kilianin.

Sport

19/01/2018 16:13

29 vjeçarit i kanë mbetur detajet e fundit për t’u zyrtarizuar të Manchester United.

Unitedi ka hyrë në fund në garë për Sanchez, teksa Pep Guardiola dhe Manchester City interesoheshin për të që nga vera e kaluar.

‘Goal.com’ këtë javë ka zbuluar se Pep Guardiola e kishte vendosur si synim kryesor transferimin e Sanchezit gjatë verës e po ashtu edhe këtë afat kalimtar.

“Nuk jam një djalë i matematikave, i numrave”, ka deklaruar fillimisht Guardiola kur është pyetur për transferimin e Sanchezit të Manchester United, përcjell lajmi.net.

“Në fund, unë e di se ai është ende lojtar i Arsenalit, mendoj se do të transferohet të United. Përgëzoj ty dytë, atë dhe agjentin e tij, që vendosën ku duan të luajnë, shumë fat për ata”./Lajmi.net/

YouTube player