Sanchez zbulon se çfarë duhet të ndodh që të largohet nga Arsenali

Alexis Sanchez ka vendosur të largohet nga Arsenali nëse kjo skuadër dështon ta fitojë betejën me Liverpoolin për vendin e katërt.

Sport

19/05/2017 17:43

Arsenal, nëse në xhiron e fundit nuk arrin të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, rrezikon të humbas edhe lojtarin kryesor të skuadrës, Alexis Sanchez.

Kiliani sipas medieve në Angli, nuk është i gatshëm të kalojë një sezon në Europa League, dhe do të shqyrtojë ofertat nga Manchester City, Chelsea e Bayern Munich.

Arsenali në xhiron e fundit të Premierligës, i duhet të fitojë në shtëpi ndaj Evertonit, dhe të shpresojë që Middlesbrough të ndalë së paku në barazim Liverpoolin.

Çmimi i Sanchez sillet rreth 60 milionë euro./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6