Sanchez përshëndetë Arsenalin, kalon te gjiganti i Premierligës (FOTO)

Arsenali ende duhet të frikësohet për Alexis Sanchez.

Sport

15/08/2017 18:17

Sipas “The Telegraph”, Manchester City ka bërë gati ofertën finale për kilianin.

City ka vendosur të shpenzojë 60 milionë funte për të marrë Sanchez në “Etihad”, përcjellë “Lajmi.net”.

Informacionet e fundit nga Anglia konfirmojnë se Sanchez iu ka bërë me dije drejtuesve të Arsenalit që dëshiron të largohet sa më shpejtë nga “Emirates”.

Arsenali në fakt e ka gjetur zëvendësuesin e tij, i cili është Alexandre Lacazette. që debutoi me gol në xhiron hapëse të Premierligës ndaj Leicester Cityt. /Lajmi.net/