Sanchez nuk e ka fyer Martinon

Fernando Felicevich, menaxheri i sulmuesit të Barcelonës, Alexis Sanchez ka insistuar se klienti i tij nuk është përplasur me trajnerin Gerardo Martino para finales në Copa del Rey kundër Real Madridit.

Sport

19/04/2014 23:34

Fernando Felicevich, menaxheri i sulmuesit të Barcelonës, Alexis Sanchez ka mohuar njoftimet se klienti i tij është përplasur me trajnerin Gerardo Martino para finales në Copa del Rey kundër Real Madridit.

Më herët gjatë ditës qarkulluan njoftime se Sanchez u ballafaqua me Martinon që i kishte premtuar se do ta aktivizonte si titullar kundër Los Blancos, por në fund e la në bankën e rezervistëve.

Mirëpo, Felicevich insistoi se kjo është e pavërtetë. “Kam biseduar me Alexisin dhe ai më ka konfirmuar kategorikisht të jetë përplasur me trajnerin e Barcelonës”, deklaroi Felicevich për AS.

“Në karrierë prej mbi 10 vjetësh, Alexis asnjëherë nuk ka krijuar probleme me asnjë trajner të tij”, u shpreh ai.